
14 tetori shënon ditën botërore të shikimit. Kjo ditë ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u kujdesur për sytë.
Në qytetin e Shkodrës janë të paktë qytetarët të cilët bëjnë vizitat rutinë që janë të rëndësishme për kapjen në kohë të problemeve të syve shprehet Nilotpal Das mjek okulist në një klinikë optike. Të gjithë qytetarë duhet të bëjnë të paktën një vizitë çdo gjashtë muaj shprehet okulisti.
Okulisti i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës që t’i kushtojnë më shumë rëndësi vizitave tek mjeku.
Izolimi për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë ka rritur përdorimin e pajisjeve elektronike kjo gjë sipas specialistëve ka shtuar numrin e personave që shfaqin probleme me shikimin ndaj më shumë se kurrë duhet të tërheqim vëmendjen e qytetarëve për t’u ndërgjegjësuar për çështjet e kujdesit ndaj syve.






