
Me rastin e ditës botërore të sigurisë ushqimore, operatori I Shërbimit të kujdesit shëndetsor në Shkodër zhvilloi një aktivitet me pjesëmarrjen e mjekëve specialist, nutricionistë dhe pëfaqësues ofruesish ushqimesh bio, për promovimin e rëndësisë të ushqimit të sigurtë dhe të shëndetshëm .
Zëvendës ministrja e shëndetsisë Entela Ramosoçaj e pranishme në këtë aktivitet vuri theksin tek puna që duhet bërë për rritjen e sigurisë ushqimore.
Në këtë aktivitet u zhvilluan diskutime dhe u dhanë këshilla për të rritur kujdesin ndaj produkteve ushqimore që konsumojmë.