
Sot është Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Talasemisë, dhe të gjithë ndërgjegjësohemi se dhurimi i gjakut është një akt human.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke dhurar gjak. Shpëtim jete e ka cilësuar kreu i shtetit Meta dhurimin e gjakut.
Ai kërkoi të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me talasemi, duke kërkuar që shoqëria të jetë më pranë fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
“Sot është Dita Botërore e Talasemisë. Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi e solidariteti me personat që kanë nevojë jetike për të. Duke dhuruar gjak, shpëtojmë një jetë.”


