
Dita botërore e veshkave kujtohet cdo vit si një ditë ndërgjegjësimi e popullatës për sjelljet parandaluese ndaj kësaj sëmundje. Mjekja Dhurata Golemi zhvilloi një leksion me studentë ku tregoi më tepër rreth kësaj sëmundje e cila po përhapet cdo vit e më tepër. Studentët vlerësojnë leksione të tilla të cilat ndihmojnë në ndërgjegjesimin e tyre.
Në repartin e dializës në Spitalin Rajonal të Shkodrës marrin trajtim aktualisht 90 persona. Vlerësohet se në rang botëror 1 në 10 persona është i prekur nga sëmundja e veshkave, ndërsa ç’ka është më shqetësues është fakti se 90 % e të prekurve nuk e dijnë qe vuajnë nga kjo sëmundje.