
Dita Botërore e Zemrës, synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për kujdesin ndaj zemrës. Mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj, u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë për të gjithë për të vëzhguar shenjat e hershme të problemeve kardiovaskulare. Ai tregoi se shenjat e para që duhet të marrin seriozisht qytetarët janë dhimbja ose presioni në kraharor, lodhja e menjëhershme, rrahjet e çrregullta dhe vështirësia në frymëmarrje.
Mjeku theksoi grupmoshat më të rrezikuara .
Mjeku foli për faktorët e rrezikut, të cilët ndahen në dy kategori: faktorët që mund të ndryshohen, si dhe faktorët që nuk mund të ndryshohen.






