Tendenca e sëmundjeve me kancer është gjithnjë e në rritje. Kështu shprehet mjeku kirurg Ardian Dajti në spitalin rajonal të Shkodrës në ditën ndërkombëtare kundër kancerit.

Kirurgu Dajti shprehet se një rritje të rasteve të reja të personave të prekur nga kanceri ka edhe në Shkodër. Mjeku Dajti ka edhe një mesazh në ditën botërore kundër kancerit. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë çdo vit vdesin nga kanceri 8.8 milion njerëz, shumica nga vende me të ardhura të ulëta apo të mesme. Sëmundjet kancerogjene edhe në Shqipëri vitet e fundit kanë njohur një rritje të konsiderueshme.