DITA BOTËRORE PA MAKINA NË SHKODËR ME MAKINA

Në Shkodër është festuar dita botërore pa makina. Kanë qënë nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” të cilët organizuan një shëtitje me biçikleta në rrugët e qytetit. E veçanta e kësaj shëtitje është se të rinjtë pjesëmarrës duhet të respektonin kodin e veshjes, i cili ishte veshje insitucionale me qëllim për të transmetuar mesazhin se edhe qytetarët të cilët punojnë në institucione dhe duhet të vishen me një veshje serioze mund të shkojnë në punë me biçikletë pa pasur nevojën e makinës….

 

Festimi i kësaj ditë në një mënyrë ndryshe në Shkodër i lindi si ide një qytetareje shkodrane ide e cila u përkrah më pas nga shkolla “Oso Kuka”. Kudret Kaduku ndonëse në moshën 70 vjeçare vijon të lëviz me biçikletë dhe dëshiron që edhe të rinjtë ta ruajnë këtë traditë e cila aq sa është e bukur është edhe e shëndetëshme….

 

Edhe pse sot është dita botërore pa makina, në Shkodër askush nuk i la makinat në shtëpi dhe rrugët ishin plot me automjete duke mos e respektuar këtë ditë simbolike.

Artikulli paraprakAKU NIS INSPEKTIMIN NË SHKOLLA PËR SIGURINË USHQIMORE
Artikulli tjetër40 VITE NË MJEKËSI, HISTORIA E PEDIATRES GRETA NARAÇI