
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Diabetit studentët e infermerisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” kanë ofruar falas matjen e glicemisë për qytetarët.
Kjo nisëm kishte si qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët dhe ti ndihmojnë në evidentimin e problemeve të tyre shëndetësore
Ajo cka konstatohet nga viti ne vit është fakti i rritjes së numerit të personave që vuajnë nga diabeti.
Qytetarët e pranojnë se nuk realizojnë analiza dhe kontrolle të shpeshta tek mjeku
Dita ndërkombëtare e Diabetit është edhe një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth diabetit dhe për të theksuar rëndësinë e parandalimit dhe kurimit nga kjo semundje






