Me mesazhe shprese dhe solidariteti u shënua sot Dita Dioqezane e Caritasit, e cila këtë vit përkoi edhe me mbylljen e Vitit Jubilar të Shpresës. Aktiviteti u kthye në një moment reflektimi mbi misionin human dhe rolin e Caritasit në mbështetje të shtresave më në nevojë.
Drejtori i Caritasit, Dom Ardian Arra, theksoi rëndësinë e kësaj strukture në jetën e Kishës dhe në shoqëri, duke vënë në dukje angazhimin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në vështirësi. Ai falënderoi bamirësit, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët për kontributin e tyre të pandërprerë në realizimin e projekteve sociale.
Në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, Caritasi ka shpërndarë rreth 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë, ndërsa është organizuar edhe një lojë bamirësie, ku janë dhuruar pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, si shprehje konkrete e solidaritetit dhe shpresës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak2 DITË NGA NDËRRIMI I VITEVE, INVALIDËT ENDE PA BONUS
Artikulli tjetërHAPET URA E CENIT NË LEZHË