SHKAK PËRVEÇ FLUKSIT, EDHE NJË DEFEKT NË SISTEMIN E KONTROLLIT. Festa e 1 majit, nuk ka kaluar pa probleme edhe ne piken e kalimit kufitar të muriqanit. Drejtuesit e automjeteve kanë pritur për orë të tëra për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Situata ka qënë e pazakontë për shkak të periudhës ku ndodhemi megjithate festa e 1 majit ka ndikuar qe ne kete pike te kalimit kufitar mes dy vendeve shqiperise dhe malit te zit e kete nje fluks të madh të automjeteve.

Për të përballuar fluksin policia kufitare ka punuar me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, megjithate fluksi ka detyruar autoritetet kufitare qe te marrin masat per fundjaven. Edhe pse angazhimi i policisë kufitare ka qënë në maksimum evitimi i radhëve ka qënë i pashmangshëm për shkak edhe të një defekti teknik në sistemin e kontrollit të pasaportave të policisë malazeze. Sipas te dhenave qe ofrohen nga policia kufitare e shkodres behet me dije se gjate ketyre diteve, që nga mbremja e se enjtes dhe gajte paradites te se premtes, ne kete pike te kalimit kufitar kane kaluar rreth 5 mije persona, kryesisht shqiptarë dhe të kosovarë, të cilët kanë zgjedhur për të kaluar ditët e pushimit në shtetin fqinj të malit të zi.

Artikulli paraprak1 MAJIN SHKODRA E KTHEN NË FESTË
Artikulli tjetërKANALET VADITËSE, NË SHELQET GJITHÇKA GATI