Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa pjesa tjetër janë stacionuar para Kryeministrisë aty ku do po mbajnë fjalimet si çdo ditë tjetër. Një nga qytetarët i cili mbajti fjalën para Kryeministrisë listojë kërkesat e qytetarëve për qeverinë.

“Kjo protestë popullore dhe paqësore kërkon:

Dorëheqjen e kryeministrit.

Krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të ligjit për financimin e partive politike.

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Shfuqizimin e e Paketës së Maleve.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit“, u shpreh qytetari.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00 ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit.

Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: Rama n’burg, Berisha n’burg.

Protestuesit të cilët ndodheshin në shesh kanë nisur marshimin duke kaluar edhe pranë ‘Fan Zone’ në qendër të Tiranës.

“Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon”, ishte thirrja e protestuesve ndërsa kalonin pranë ‘Fan Zone’.

Ndërkohë një nga folësit me megafon ka lajmëruar se nesër në orën 10:00 do të mbajnë një tjetër kryengritjen para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, duke ftuar edhe sindikatat për t’u solidarizuar me ta.

Artikulli paraprakLIRIM KASTRATI QËNDRON TE VLLAZNIA
Artikulli tjetërKËRKESAT E PROTESTUESVE PËR QEVERI TRANZITORE 12 MUJORE, RAMA: E LEXOI ZËDHËNËSI I INTERESAVE TË IRANIT, PS NË FUND DO DALË MË E FORTË