Qytetarët e mbledhur në protestën e 65-të në Sheshin “Skënderbej” vijuan edhe këtë të martë manifestimin e tyre kundër qeverisë, duke përcjellë mesazhe përmes pankartave dhe thirrjeve publike.

Me parulla në duar, protestuesit theksuan se do ta vazhdojnë protestën deri në arritjen e objektivave të tyre, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen.

“Nuk dorëzohemi”, “Reflekto dhe dorëhiqu”, “Shpresa nuk vdes kurrë” dhe “Shqipëri e re” ishin disa nga sloganet që u shfaqën gjatë tubimit.

Përveç kërkesës për largimin e qeverisë, pjesëmarrësit kërkuan edhe ndryshim të sistemit politik, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFINANCIM 114 MLN EURO NGA GJERMANIA/ NGA ENERGJIA TE KONVIKTET, SHQIPËRIA FIRMOS MARRËVESHJE PËR TRE PROJEKTE STRATEGJIKE
Artikulli tjetërTEMPERATURA TË LARTA GJATË DITËS, QYTETET KU DO TË JETË MË NXEHTË/ PARASHIKIMI I MOTIT, 4 GUSHT 2026