Në ditën e shtatë të protestës së opozitës përpara sheshit të Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedime me komunitetin e biznesit.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Basha ka zhvilluar bashkëbisedime me përfaqësues të shtresave të ndryshme, takime të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme. Demokratët kanë ngritur një çadër atje. Opozita kërkon qeveri teknike për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakNIS FESTA, KARNAVALET NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASHA: RAMA MBAN 5 KODOSHË DHE NDAN PASURINË E SHQIPTARËVE