“Dita kombëtare e aktivizmit” e zhvilluar në Shirokë ka vijuar pasditen e djeshme me disa panele diskutimi mbi sfidat e menaxhimit të zonave natyrore dhe zhvillimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme në zonën ndërkufitare Shqipëri–Mali i Zi.

Sipas organizatorëve, aktivizmi qytetar luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një presioni pozitiv ndaj institucioneve, për të nxitur politika më të përgjegjshme dhe një menaxhim më të kujdesshëm të burimeve natyrore.

Për herë të parë “dita kombëtare e aktivizmit” u zhvillua në shkodër, pas tetë viteve që ky aktivitet organizohet në Tiranë . Rreth 40 organziata të shoqërisë civile kryesisht mjedisore u bënë bashkë në këtë ditë për të vënë theksin në mbrotjen e biodiversitetit dhe habitateve në liqenin e Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRASJA NË LAÇ, IDENTIFIKOHET AUTORI I DYSHUAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON SFIDËN E PARË NDAJ MALISHEVËS