Në kuadër të ditës së biçikletave e cila festohet këtë të dielë në Shkodër do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Këto aktivtete të cilat zhvillohen nga organizata The Door Albanai në bashkëpunim me Jakova Cycling Adventure bashkinë Shkodër presin të sjellin një atmosferë ndryshme në rrugët e qytetit.

“Për mua është hera e parë që vi në Shkodër. Jam i nderuar që jam I ftuar për të prezantuar një disiplinë të re për të vegjlit. Unë jam një teknik trajner që tentojm të përhapim përdorimin e biçikletës në mënyrë të sigurt, pra të mësojmë të vegjlit ti japin biçikletës në mënyrë të sigurt. Shkodra ëshët një qytet shumë i bukur dhe kam mbetur shumë i bëfasuar nga rregulli dhe pastërtia në këtë qytet.”

Të rinjtë e grupit “Jakova Cycling Adventure” shprehen të lumtur që janë bërë pjesë e këtij aktiviteti. Dita e biçikletës është kthyer në traditë për qytetin e Shkodrës pasi festohet prej vitesh.

Artikulli paraprakMOTI ME SHI DHE RREBESHE, DËMTOHET LINJA E TENSIONIT TË MESËM NË FIERZË! PEZULLOHET LUNDRIMI I MJETEVE TË PESHKIMIT NË VLORË! PËRMBYTJE NE TROPOJË
Artikulli tjetërDITA E PASTRIMIT, SHKODRA NDOTET NGA QYTETARËT