Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë.

Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec.

Qytetarët kanë parashtruar pesë kërkesa:

Dorëheqjen e qeverisë;
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Artikulli paraprakZBULOHEN MBI 7 MIJË BIMË NARKOTIKE NË REÇ TË RI, PEZULLOHEN TRE EFEKTIVË TË POLICISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA SYNON AFRIME NË MBROJTJE, ISH-MBROJTËSI I SKËNDERBEUT NË RADARËT E KUQEBLUVE