Është zhvilluar sot në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” aktiviteti “Dita e Dyerve të Hapura”, i organizuar njëkohësisht në të gjitha godinat e fakulteteve në Shkodër. Të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet universitare, programet e studimit dhe jetën studentore. Blerta Dragusha u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për maturantët që të njihen me ofertat akademike të universitetit dhe me mundësitë që ai ofron.
Ajo theksoi gjithashtu se këtë vit aktiviteti solli edhe risi, duke përfshirë prezantime më të detajuara të programeve të studimit.
“Dita e Dyerve të Hapura” mbetet një hap i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre akademike, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara për rrugën që do të ndjekin.

Artikulli paraprakSITUATA NË LINDJEN E MESME NUK NDALON TURIZMIN
Artikulli tjetërRRUGA E VJETËR E BËRDICËS NË GJENDJE TË AMORTIZUAR