
Në shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë u zhvillua “Dita e Dyerve të Hapura”, ku u prezantua puna njëvjeçare e institucionit, si edhe oferta e studimit për nxënësit që synojnë arsimin profesional.Tw pranishimit patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet, programet mësimore dhe mundësitë që ofron kjo shkollë, duke e parë atë si një alternativë të rëndësishme për të ardhmen profesionale.Drejtori i shkollës “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj, falënderoi të gjithë aktorët dhe partnerët për bashkëpunimin, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit profesional.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore, biznesit dhe ambasadës zvicerane, të cilët inkurajuan të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional si një rrugë të sigurt drejt tregut të punës.
Në Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” ofrohen pesë drejtime studimi të përshtatura me nevojat e tregut të punës: Hoteleri-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Ekonomi-Biznes, Shërbim Social-Shëndetësor dhe Teknologji Ushqimore.






