Zyra e avokatit të popullit ka hapur dyert për qytetarët duke pritur ankesat apo problematikat e tyre. I pranishëm në zyrën e Shkodrës ishte komisioneri Arben Shkëmbi.

Shkëmbi bën të ditur edhe problemet kryesore që nisin me ankesat për ndëshkimet për energjinë elektrike, largimet nga puna, pronat apo edhe gjakmarrja. Zyra e avokatit të popullit ka bërë rekomandimet dhe raportet për parlamentin e Shqipërisë dhe ka reagime pozitive thotë komisioneri Shkëmbi por për të shkuar deri në zgjidhjen e tyre nuk është e lehtë sepse hasen disa pengesa. Komisioneri Shkëmbi ftoi qytetarët që edhe në ditët kur zyra e avokatit të popullit ka pritjet e zakonshme që të jenë të pranishëm për të bërë ankesat në lidhje me problemet që kanë.