Për të dytën ditë radhazi, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit kanë vazhduar aksionin në bregdetin e Velipojës. Janë 27 objekte për tu shembur, por deri tani është prishur vetëm një dhe një tjetër është çmontuar nga vetë pronarët. Fadromat qëndrojnë në bregdet, të palëvizura, ndërsa pronarët vazhdojnë të kenë diskutime me zyrtarët e IKMT.

Nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen. Sot ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në një prononcim për gazetarët dhe se do të qëndrojë atyre derisa të sjellin shkresën me shkrim për shembjen e këtyre bizneseve.

Sipas Ademit edhe nëse ka një vendim të tillë, ajo propozon që ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.

“Unë pardje kam marrë një telefonatë nga ministria e Mjedisit dhe dje kemi qenë në takim. ndërkohë që unë po hyja në takim jam njoftuar që kishin filluar të rrethonin objektin. Po përdorin edhe emrin e bashkisë Shkodër. Bashkai bën fjalë për procedura të ndjekura para disa vitesh, që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore. ja kemi vënë në dispozicion. Kur ishte ministri këtu kemi diskutuar që mbase ishte rasti që të vlerësoheshin të gjithë ndërtimet në bregdet, që ishin stacione plazhi dhe shërbime.

Duhet të keni në konsideratë që policia e shtetit në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për ti dalë përballë njerëzve, Unë kam kërkuar zbatimin rigoroz jo selektiv të ligjit. Nëse bëhet fjalë për ndërtime pa leje kam kërkuar që në fillim të sezonit të mos prishen, por të shihej mundësia e verifikimit dhe vënies në shfrytëzim.

Nëse do kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator. Unë do përballem me ministrin, me IKMT, do të bëj ankesën time pranë autoriteteve ndërkombëtare. Të gjithë që paraqiten për të prishur duhet të shpjegoj edhe ligjin. Kur ka një vendim të IMT është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër.

E bën urdhrin vetë për procesverbalet e veta. Mungesa e transparenca, përdorimi politik, keqmenaxhimi në dëm të biznesit, dëmi që po shkaktohet . Duhet të merret në konsideratë mirëmbajtja. Nuk rregullohet vendi duke shkatërruar. ne ishim në mbledhje dje për këtë qëllim dhe këtu filluan prishjet.

Unë do rri gjithë ditën këtu dhe nëse ka një vendim për prishje unë kam nevojë ta shoh vendimin dhe t’ja tregoj gjithë medias. nëse ka vendim për prishje do të duhet ta shohim me të gjitha klauzolat. nuk mund të kemi për njërin ndryshe dhe për tjetrin ndryshe. Ajo që unë pretendoj është që për të gjithë ndërtimet mos bëhen në muajin qershor.

Nëse ka një vendim të mos bëhen tani, të shtyhen. Në momentin që po flasim shumë biznese kanë aplikuar për stacione plazhi. Ndërhyrja është e paligjshme dhe unë po pres që të kemi urdhrin me shkrim. Ne do të kërkojmë zhdëmtimin që i kanë shkaktuar të gjithë bizneseve”, tha kryebashkiakja Ademi.

Një ditë më parë, aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit në këtë zonë u shoqërua me tensione mes policisë dhe pronarëve të ‘beach bareve’, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve.

Artikulli paraprakBASHA VIJON TAKIMET ME BIZNESIN E VOGËL: XHEPAT E SHQIPTARËVE PO BOSHATISEN
Artikulli tjetërRAMA EMËRON KËSHILLTARIN, SHËNDETËSIA BËHET ME TRE ZV/ MINISTRA