
Ka vijuar edhe këtë të hënë atmosfera festive në Shkodër, ku Festa e Luleve ka hyrë në ditën e saj të dytë, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra në çdo cep të qytetit.
Të vegjlit janë bërë protagonistët kryesorë të kësaj feste. Ata tregojnë me entuziazëm për lojërat, aktivitetet dhe argëtimet që po përjetojnë, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një nga momentet më të bukura të pranverës.
Festimet, që do të zgjasin për katër ditë, ofrojnë një program të pasur me panaire lulesh, muzikë live dhe aktivitete artistike, duke tërhequr çdo ditë qytetarë dhe vizitorë të shumtë.






