Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Protestuesit kaluan një tjetër natë në çadrën e protestës, të pagëzuar me emrin ‘çadra e lirisë’.

Kërkesa e pakthyeshme e opozitës është: Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Ndërsa Kuvendi do të mbajë sot seancën plenare, kreu i PD-së Basha deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se grupi parlamentar i PD-së do zhvillojë seancën plenare në tendë me qytetarët. Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit ti bashkohen Parlamenti të ri shqiptar, me përjashtim të 19 deputetëve me rekorde kriminale. “Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti” tha Basha.

Artikulli paraprakFATI I MOSULIT NË PIKËPYETJE
Artikulli tjetërVRASJA NË ÇOLE, PEZULLOHET PROKURORI SELMANI DHE DREJTORESHA E TIJ