Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në brigjet e liqenit të Shkodrës, “Dita e hapur e Padel Board” . Një nisëm kjo e Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Drini Times dhe Qendrën e Sporteve Ujore, që synon të ofroj fëmijët dhe të rinjtë me bukuritë e liqenit më të madh në Ballkan. Ky aktivitet u mirëprit nga pjesëmarrësit, të cilët përveç argëtimit, patën mundësinë të mësojnë një sport të ri dhe një mënyrë të veçantë për të eksploruar pasuritë natyrore të Shkodrës.

Organizatorët theksuan se kjo është vetëm një hap i parë drejt krijimit të traditës së aktiviteteve të ngjashme, që jo vetëm promovojnë sportin, por edhe ndërgjegjësojnë për vlerën e ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës. Ndërkohë që sa i takon interesit të turistëve për të eksploruar liqenin ai u shpreh se interesi më i madh është nga të huaj.

https://youtu.be/IyT9tE49z2s

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIJA E DHENVE NË GREQI, RRITEN KONTROLLET NË VENDIN TONË
Artikulli tjetër“MUZEU HISTORIK”, 17 % MË SHUMË VIZITORË SE VITIN E KALUAR