Shkolla profesionale pyjore “Kolë Margjini” ka mirëpritur këtë të premte qindra nxënës të shkollave fillore në kuadër të ditës së hapur, i cili shërben për njohjen e këtyre nxënësve me benefitet e arsimit profesional si një shkollë e sigurtë e cila garanton punë në të ardhmen.

Për drejtorin e këtij institucioni, Agron Ceka, nxënësit në këtë ditë mund të njihen me të gjithë potencialin e këtij arsimi, por edhe në ditët në vazhdim.

I pranishëm në ditën e hapur ishte edhe drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtuar, Agim Dardha, i cili u shpreh se të rinjtë duhet të profilizohen në këto shkolla, ndërsa ADZM do të jetë krah tyre për të përgatitur ata për xhenier për mbrojtjen e ambjentit.

Vetë nxënësit e kësaj shkolle, këshillojnë të gjithë ata që përfundojnë shkollën fillore të drejtohen në arsimin profesional për shkak të të gjitha benefiteve që ofron për tregun e punës.

Përgjatë kësaj dite, një numër i madh nxënësish nga shkolla të ndryshme 9-vjeçare u drejtuan në shkollën pyjore “Kolë Margjini”, jo vetëm nga qyteti, por edhe njësi të ndryshme administrative. Arsimi profesional ka ngjallur kureshtje të madhe në vitet e fundit.

 

Artikulli paraprakKULT – BARDHYL HYSA
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, PROBLEMET VIJOJNË