Në kuadër të ditës Europiane të kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit dhe fashizmit në Shkodër janë zhvilluar homazhe në memorialin e krimeve të komunizmit para bashkisë. Qëllimi i kësaj dite është të ruajë kujtimin e viktimave të komunizmit shprehet Besim Ndregjoni president i Unionit Mbarkombëtar të ish të Burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë.

Zenel Drangu kryetari i ish të përndjekurve politikë dega Shkodër shprehet se deri më tani akoma nuk ka nisur puna për identifikimin e varreve të personave që u vranë gjatë kohës së komunizmit.

Sipas të dhënave janë rreth 6000 persona të pushkatuar dhe të zhdukur gjatë kohës së komunizmit.