Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, Memoriali “Gjergj Fishta” në Fishtë u bë qendra e një aktiviteti artistiko-kulturor me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve, artistëve, lexuesve dhe figurave të letrave shqipe. Organizuar nga Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, ky aktivitet vuri në qendër rëndësinë e leximit dhe rolin e librit si udhërrëfyes shpirtëror dhe kulturor për shoqërinë. Në një atmosferë reflektimi e dashurie për fjalën e shkruar, u përkujtua dhe u nderua figura e ndritur e At Gjergj Fishtës.

Gjatë këtij aktiviteti, u prezantua edhe vepra e plotë e Ndre Mjedës, botim i “Botimeve Fishta”, duke shtuar më tej vlerën e kësaj dite të veçantë.

Artikulli paraprak“PAQJA FISKALE”/ RAMA TAKIM ME BIZNESIN NË ELBASAN: PËR OPOZITËN JU NUK EKZISTONI, KA VETËM OLIGARKË QË MARRIN PARATË
Artikulli tjetërVËZHGIMI NË STAR PLUS, QYTETARËT BURIM AKSIDENTI