Ambasadorja e Bashkimit Evropian ne Tirane, Romana Vlahutin ka qene e ftuara e Kryetares se Bashkise Shkoder Voltana Ademi ne festimet ne kuader te dites se luleve ne Shkoder.

Ajo ishte e pranishme ne oborrin e Muzeut Oso Kuka ne Shkoder te cilin e konisideroi nje shtepi ku do donte te jetonte, per arkitekturen e vecante dhe ndjesine qe te krijon.

Por pas aktivitetit, te zhvilluar ne shtepine muze “Oso Kuka”, Ambasadorja Vlahutin nuk i ka shpetuar interesit te mediave, por ka folur edhe per Shkodren dhe shkodranet, nese ato jane europiane apo nese ato e meritojne europen

E pyetur nga gazetaret nese politika shqiptare e meiton Europen, Vlahutin u pergjigj shkurt dhe sakte duke thene se eshte populli shqiptar ai qe meriton Europen.

Shqiperia para pak kohesh mori rekomandimin nga Komisioni Europian per hapjen e negociatave .Përfundimisht për hapjen ose jo të negociatave do të vendosë Këshilli i Europës në mbledhjen e radhës, ku do të marrin pjesë edhe krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deri më këtë datë do të zhvillohet një proces i vështirë lobimi, pasi çdo shtet anëtar i BE mund të vendosë veton kundër nisjes së bisedimeve.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTE SKANDALOZE, HETIMI TATIMOR NE SHKODER GODET NJE TJETER FABRIKE
Artikulli tjetërFESTIVALI I GASTRONOMISË “LEZHA GATUAN”