
Fakulteti Ekonomik ka organizuar “Ditën e Maturantit”, ku morën pjesë maturantë nga të gjitha shkollat e bashkisë Shkodër. Dekania Elidiana Bashi tregon se promovimi i fakultetit është konceptuar i ngrohtë, në mënyrë që të rinjtë të kenë zgjedhje të parë degët e këtij fakulteti.
Dekania tregon se është punuar për diversifikimin e programeve të studimit. Vitin e ardhshëm akademik, pritet të miratohet hapja e një masteri të ri.
Universiteti i Shkodrës gjatë kësaj periudhe po zhvillon fushatën e promovimit të fakulteteve dhe programeve të studimit, në mënyrë që maturantë ta kenë zgjedhje të parë regjistrimin në këtë universitet.