Ka hyrë në ditën e nëntë protesta e opozitës në çadrën përballë Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit për krijimin e një qeverie teknike që do mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Tashmë retorika politike është ashpërsuar. Policia ka kallëzuar në Prokurori zotin Basha për akuzën thirrje publike të dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mbetet për tu parë në vijim ecuria e protestës, ndërsa mbrëmë në çadër u regjistrua incidenti i parë, ku kreu i AK-së Kreshnik Spahiu u qëllua me grusht nga një person.

Artikulli paraprakPERSONI QË GODITI KRESHNIK SPAHIUN, SIMPATIZANT I BERISHËS
Artikulli tjetërFAKTORËT QË ÇUAN TË RINJTË NË LUFTËN NË SIRI DHE IRAK