Shkodra sot është zgjuar më herët se ditët e tjera. 13 shtatori ka shënuar edhe fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017, i cili nisi ditën e martë , për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Rrugët e qytetit ishin mbushur me nxënës të cilët për herë të parë ose jo, iu drejtoheshin bankave të shkollës pas rreth 90 ditësh pushime verore. Thujasë të gjitha shkollat janë përfshirë nga një atmosferë festive me aktivitete kur të pranishëm ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor. Në shkollat që ka nën administrim drejtoria arsimore e Shkodrës, 1930 nxënësulën për herë të parë në bankat e shkollët duke filluar kështu rrugën e gjatë dhe të bukur të dijes.