Duhej të ishin në shkolla duke shoqëruar fëmijët e tyre por janë detyruar që të dynden në radhë duke pritur me ditë e orë të tëra sepse nuk kanë mundur të sigurojnë tekstet shkollore.
Libraritë mendojnë ndryshe për shpërndarjen e teksteve duke krijuar edhe debate. Në ditën e parë të shkollës nxënësit e këtyre prindërve kanë shkuar pa libra ndërsa një pjesë qëndruan në shtëpitë e tyre. Është parashikuar një situatë e tillë me shpërndarjen e librave duke bërë që edhe pse sezoni i ri ka nisur ende radhët për t’u paisur me tekste shkollore të jenë prezente.