
Këtë të hënë, në ditën e parë të shtatorit pika e kalimit kufitar e Muriqanit po përballet me fluks të larte dhe radhë të gjata automjetesh në dalje nga territori shqiptar. Shumica e udhëtareve janë shtetas të huaj që po kthehen drejt vendeve te tyre pas pushimeve verore, por edhe shumë bashkatdhetar që po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Kjo situate vjen pas disa ditesh me qarkullim të shtuar. Vetëm me 30 gusht, policia kufitare përpunoi mbi 15 mije e 700 udhetare, mes tyre afro 2400 shqiptare dhe mbi 13 mije te huaj. Ne total u registruan rreth 4500 automjete, ku pjesa me e madhe i perkiste shtetasve te huaj.
Edhe më 31 gusht shifrat mbeten te larta, me mbi 13 mije kalime ne kufi dhe afro 3900 mjete, prej te cilëve rreth 1600 ishin shqiptar, ndersa pjesa derrmuese turiste të huaj. Ndërkohë, janë rregjistruar rreth 3768 mjete. Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të perballuar fluksin.






