Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë dhe të flamurit. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se 108 vite kanë dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen e misionit të nisur nga Ismail Qemali për ta bërë Shqipërinë si Europa.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit” – shkruan ndër të tjera Meta.

 

Artikulli paraprakIMAM MUHAMED SYTARI: ËSHTË KOHA QË PËR HATËR TË NDJESISË SONË KOMBËTARE DHE DASHNISË PËR VENDIN E TOKËN, TË BASHKOHEMI!
Artikulli tjetër‘RROFTË FLAMURI, RROFTË SHQIPËRIA’, RAMA URON SHQIPTARËT PËR DITËN E PAVARËSISË