Në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kanë arrdhur urime të shumta nga të gjithë trevat shqiptare.Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar sot nderime tek monumeti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe të gjithë popullin shqiptar 108 vjetorin e pavarësisë nëpërmjet një telegrami.

“28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen.

Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e ngulmimit për vlerat e lirisë dhe e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, po shndërrohen dalëngadalë në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”, thuhet në letrën e Osmanit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij, ka zhvilluar sot homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz në nder të Festave të 28 Nëntorit. Kurti theksoi se 28 nëntori është data e themelimit të identitetit kombëtar shqiptar.

Me një ceremoni solemne u përkujtua në Shkup 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, ceremonin e iniciuar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Artikulli paraprakPRIVATIZIMI I KLUBIT VLLAZNIA, ADEMI: PREMTIM I MBAJTUR
Artikulli tjetërSHKODËR, EKZEKUTOHET NË MAKINË 46-VJEÇARI