“Veriu është djepi i poezisë shqiptare”.

Kështu e cilëson shkrimtari Skender Temali në ditën botërore të poezisë që për një poet të mirëfilltë është thjeshtë një statistikë. Poezitë e dobëta në rrjetet sociale janë një shqetësim për Temalin i cili i ka dedikuar edhe poezi duke i quajtur poetuc. Në ditën e poezisë, Temali ka bërë edhe një poezi të re të titulluar “Braktisja”. Dhe në fund ka edhe një këshillë për poetët e rinj. Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. dhe ka si objektiv mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Po ashtu dita e poezisë ka qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie funksionin e saj të parë, recitimin me zë që sot ka humbur jo pak.