QINDRA TË RINJ PJESE E FESTËS, STAR PLUS TV SJELL LIVE KËTË EVENIMENT. Te rinjte e dioqezes se Shkodres kane festuar diten e rinise. Ne nje aktivitet festiv te organizuar ne pallatin e sportit Qazim Dervishi ne qytetin e Shkodres.

Me qindra te rinj kishin mbushur pallatin e sportit duke I dhene gjalleri dhe duke e kthyer ne feste kete dite kaq te vecante. Te pranishem ne kete takim pervec krereve te besimit fetar kane qene edhe drejtues vendore ne Shkoder. Nga ana tjeter, Arqipeshkvi I Dioqezes Shkoder Pult, Mons. Angelo Massafra ka vene theksin ne simbolin e rinisë, ne mesazhin qe te rinjte percojne per jetën. Per me shume se dy ore, ky aktivitet festiv eshte percjelle per teleshikuesit Live ne ekranin e Star Plus TV, duke tejcuar atmosferen festive edhe ne te gjitha shtepite tuaja, pasi ne beme nje premtim, do jemi gjithnje prane jush per tju percjelle eventet e medha qe zhvillohen ne Shkoder.