
8 Dhjetori njihet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Rinisë, një ditë që rikujton rolin e studentëve dhe të rinjve në ndryshimet historike të vendit dhe rëndësinë e angazhimit të tyre në zhvillimin e shoqërisë. Edhe në Shkodër, kjo ditë është shoqëruar me reflektime dhe mesazhe nga vetë të rinjtë, të cilët e konsiderojnë këtë datë një moment për të ngritur zërin e tyre.
Të rinjtë shprehen se kanë nevojë për më shumë mbështetje, institucionet duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje mundësive të zhvillimit, punësimit dhe krijimit të një ambienti që të mos ndihen të detyruar të largohen.
Në këtë 8 Dhjetor, mesazhi i të rinjve të Shkodrës është i qartë, ata duan të dëgjohen, të mbështeten dhe të shohin një të ardhme që ia vlen të ndërtohet brenda vendit. Dita e Rinisë rikujton se zëri i tyre është i rëndësishëm dhe se investimi te brezi i ri mbetet një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.






