Ambasada amerikane në vendin tone ka kujtuar sakrificat e për lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve në nevojë nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, në 5 vjetorin e shenjtërimit të saj.  Ambasada ka shkruar se në këtë ditë na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë

“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”, ka shkruar ambasada amerikane.