1 tetori, dita botëtore e moshës së tretë është festuar ndryshe në Shkodër. Rezidentët e shtëpisë së moshuarve udhëtuan drejt Shirokës, ku në rrezet e ngrohta të diellit shijuan aktivitetin e përgatitur në bashkëpunim me bashkinë Shkodër ndërsa për ta ishte planifikuar edhe një xhiro me varka në liqenin e Shkodrës. Drejtori I këtij insititucioni, Fatjon Hoxha tregon se mbështetja ndaj të moshuarve është në çdo ditë të vitit.

Për prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, rritja e pensioneve nga qeveria shqiptare nuk është e mjaftueshme por do të lobohet që çdo indeksim të plotësojë nevojat e tyre.
Kryetari I këshillit të qarkut Shkodër, Edmond Ndou garantoi mbështetje të vazhdueshme për të gjithë të moshuarit.

Të moshuarit në Shkodër dhe jo vetëm, kanë nevojë për hartimin e politikave sa më të mira për mbështetje ndaj tyre. Ditët e shënuara në kalendar duhet të shërbejnë për institucionet, jo vetëm si ditë feste por reflektimi për përmirësimin e kushteve në të cilat jetojnë.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR, ASGJËSOHEN 2532 BIMË KANABIS
Artikulli tjetër“EDHE ENVERI TË NGRIHET NGA VARRI NUK TREMBEMI”, BERISHA THIRRJE KËSHILLAVE BASHKIAKË DHE DREJTUESVE VENDORË: MOSBINDJE CIVILE!