Menjëherë pas meshës së shenjtë në katedrale kushtuar të sëmurëve në festën e Zojës së Lurdit, në sallën kardinal “Mikel Koliqi” në famullinë e Shkodrës u mbajt një koncert artistiko-kulturor nga vetë personat që janë rezident në shtëpitë Kaza Mimoza në Shkodër apo pjesë e projektit “Shpresa”.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fjalën e tij vlerësoi ata që kujdesen për këtë shtresë vulnerabël dhe gjithë vullnetarët që japin kontributin e tyre.

Famullitari Palaj ka edhe dy lutje që i shprehu dhe një premtim për të pranishmit në këtë aktivitet.

Shpesh herë rezidentët e projektit “Shpresa” dhe të shtëpive Kaza Mimoza në Shkodër dhe shkollës speciale “3 dhjetori” vijnë me aktivitete të ndryshme artistiko-kulturore por edhe sociale e sportive duke treguar se ata mund t’ia dalin me pak mbështetje.