Bregdeti i Velipojës i është nënshtruar një pastrimi në kuadër “Ditës ndërkombëtare të tokës”. Aksioni i pastrimit është ndërmarrë nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me shoqata ambjentaliste dhe shkollat 9 vjeçare. Krahas pastrimit, qëllim ishte edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambjentin.

Pastrimi u zhvillua nga zonën e Vilunit deri në qendër të plazhit të Velipojës, po ashtu ndërhyrjet për largimin e mbetjeve u bënë edhe pranë pishave.

Ndërkohë aksionet do të vijojnë edhe në zonat e tjera turistike për të siguruar në këtë mënyrë një pamje sa më dinjitoze para sezonit veror.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E GËRDECIT! MEDIU NË GJKKO: TRAJTIMI I MUNICIONEVE ISHTE KOMPETENCË E FORCAVE TË ARMATOSURA, JO E IMJA
Artikulli tjetërNDAHET ÇMIMI “AT ZEF PLLUMI” PËR VITIN 2025