
Me një trashëgimi të pasur kulturore, historike dhe etnografike, Lezha u kthye në qendër të festimeve për “Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.Nxënës të shkollave të qytetit dhe fshatrave përreth, të veshur me kostume tradicionale të zonës, parakaluan në zonën arkeologjike të qytetit, duke sjellë ngjyra dhe atmosferë festive.
Me pas nxenesit u ndalen prane memorialit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku u mbajt edhe aktiviteti promovues, i cili vuri në pah vlerat historike, kulturore dhe turistike që ofron Lezha.
Aktivitete te tilla jane menyra me e mire e promovimit dhe perçimit tek brezat i gjithe potencialit te Lezhe ne trashegemi, thote pergjegjesi i Trashegimise Kulturore Paulin Zefi.
Ky aktivitet jo vetëm që solli në vëmendje trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës, por shërbeu edhe si një nismë e rëndësishme për promovimin e qytetit si një destinacion kulturor me vlera historike, tradita të ruajtura dhe identitet të fortë kombëtar.






