Ka vijuar edhe sot aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Policia bashkiake, në bashkëpunim me Inspektorin e mbrojtjes së territorit, janë bërë pjesë e këtij aksioni që ka nisur prej tre ditësh. Ditën e sotme është ndërhyrë nga sheshi 2 Prilli në drejtim të xhamisë në Parrucë, ku sipas strukturave përkatës janë konstatuar zaptime të paligjshme në trotuare të cilat pengonin qarkullimin për këmbësorët.

Një pjesë e mirë e bizneseve I kanë hequr vullnetarisht hapësirat e zëna brenda afatit të caktuar. Ndërkohë, ndaj subjekteve të cilat nuk kanë respektuar afatin 5 ditor të njoftimit, të dhënë më parë nga inspektorët në terren për largimin e objekteve, policia bashkiake ka vendosur penalitete ndaj tyre. Ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e një nisme për lirimin e hapësirave publike në Shkodër dhe garantimin e një qarkullimi të lirë për qytëtarët.

Artikulli paraprakBERISHA TË TJERA AKUZA PËR 11 MAJIN: 50% E FLETËVE NUK U DORËZUAN TEK VOTUESIT NË ITALI
Artikulli tjetërVIJON PROTESTA E TREGTARËVE TË ZDRALES