
Ka nisur protesta e qytetarëve në Shkodër në ditën e tretë të saj. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Kalasë Rozafa. Protesta do të zhvillohet atje pasi pritet ardhja e Kryeministrit Rama i cili do të zhvillojë takim me socialistët në Kalanë Rozafa me rastin e 35 vjetorit të Partisë Socialiste .






