
Hidrocentrali Vau i Dejes po shkarkon nga portat anësore 500 meter/kub në sekond për të mbajtur në nivelin e kuotave të kërkuara liqenin. Shkarkimet pritet të vijojnë edhe sot ne diten e trete ndërsa po punohet me kapacitet të plotë, bëjnë me dije burime nga ky hidrocentral.
Procesi po ndiqet me vëmendje për shkak te shtimit te prurjeve orët e fundit por momentalisht saktësohet se nga shkarkimet nuk ka pasoja në territorin e bashkisë Shkodër pasi janë shkarkime të kontrolluara. Shtimi i prurjeve ka ardhur si pasojë e reshjeve në zonat malore kryesisht nga përrenjt.






