
Këngë, kërcime, valle, piktura dhe lojëra të ndryshme argëtuese. Në këtë mënyrë u festua Dita e Verës në Lezhë.
Protagonistë të festës u bënë grupe të ndryshme artistike dhe fëmijë të qendrës kulturore të qytetit, të cilët përmes performancës së tyre tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët kishin mbushur kalanë e qytetit.
Organizatorët thonë se Dita e Verës është kthyer në një traditë të bukur edhe për Lezhën, duke u festuar në mënyra të veçanta vit pas viti.
Aktivitetet e organizuar nga Bashkia Lezhë për Ditën e Verës në Lezhë zgjatën për disa orë, e ata që iu gëzuan më së shumti kësaj feste ishin fëmijët, të cilët u argëtuan gjatë gjithë paradites të kësaj të shtune.






