Tradita, kultura dhe vlerat e 23 fshatrave të Lezhës u sollën në një mënyrë kreative në shkollen 9-vjeçare “At Shtjefën Gjeçovi”, permes nje aktivitetit të titulluar “Dita e Vjeshtës”.
Nxënësit, me ndihmën e mësuesve dhe prindërve, kishin përgatitur stenda të veçanta që pasqyronin jetën, zakonet dhe pasuritë e secilit fshat — nga bujqësia dhe gatimet tradicionale, te trashëgimia kulturore dhe artizanati vendas.
Ky aktivitet, që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme, synon të promovojë vlerat kulturore të zonës dhe të nxisë tek të rinjtë dashurinë për traditën dhe identitetin lokal.
“Dita e Vjeshtës” solli gjallëri dhe ngjyra në ambientet e shkollës “At Shtjefën Gjeçovi”, ku përmes këtij aktiviteti, Lezha dëshmoi edhe një herë pasurinë e saj kulturore dhe shpirtin bashkues të komunitetit.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, MARSHIM SENSIBILIZUES NË LEZHË
Artikulli tjetërFESTIVALI KORAL “GËZIMI T’KËNDUARIT”