Padyshim, emocionuese ka qenë kjo e hënë për nxënësit e klasave të para, të cilët u ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Me lule në duar, herë me buzëqeshje e herë me lot në sy, vogëlushët, të shoqëruar nga prindërit e tyre, nisën rrugëtimin e parë në botën e dijes.

Për mësuesen Majlinda Durmishi, ndonëse ka më shumë se tre dekada në arsim, dita e parë e shkollës mbetet gjithmonë emocionuese, por njëkohësisht edhe sfiduese.

Bashkëpunimi mes shkollës dhe prindërve është një tjetër element që mësuesja e konsideron thelbësor për një proces sa më të mirë edukimi dhe për një rrugëtim sa më cilësor të fëmijëve në rrugën e dijes. Pozitivisht, ajo vlerëson edhe rolin e teknologjisë në funksion të arsimit, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të saj në mënyrë të dobishme dhe të kontrolluar nga nxënësit.

Në Shkodër, këtë vit rreth 780 nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, 15 MIJË NXËNËS NISIN VITIN E RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërBEKIM MEMA DHE MARJAN NDËRSHTIQAJ, N/KRYETARËT E RINJ TË BASHKISË SHKODËR