Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, teksa e cilëson këtë një ditë reflektimi jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

“Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët. Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit. Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme. Si Kryetar i Kuvendit, ndjehem krenar që Kuvendi përmbushi angazhimin e marrë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit 2020, ndërsa Gjykata e Lartë po rindërtohet dhe plotësohet me ritme të shpejta. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Ruçi.

Artikulli paraprakKUR PASIONI DHE DËSHIRA PËR NATYRËN NUK NJOHIN MOSHË
Artikulli tjetërVARHELYI PAS TAKIMIT TË MINISTRAVE TË JASHTËM TË BE: E NEVOJSHME TË FILLOJMË NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT ME SHQIPËRINË E MAQEDONINË E VERIUT