Sot është 20 maji, dita kombëtare e jetimëve. Një numër i konsiderueshëm jetimësh janë edhe në qytetin e Shkodrës të cilët për vite me radhë kanë mbetur pa asnjë përkrahje pavarësisht ligjeve në fuqi dhe statusit të jetimit që u jep atyre shumë të drejta që në fakt nuk zbatohen.

Kryetari i shoqatës së jetimëve në Shkodër Sokol Murati shprehet se kjo shtresë ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Sipas kryetarit të shoqatës së jetimëve Murati, shteti duhet t’i kushtojë më tepër vëmëndje kësaj shtrese.

Deri në moshën 18 vjeç jetimët në Shkodër strehohen pranë shtëpive të fëmijës që ndodhen në qytetin e Shkodrës por më pas ata mbesin në mes të katër rrugëve . Jetimët pasi bëhen 18 vjeç duhet që ta sigurojnë vetë jetesën pothuajse pa asnjë mbështetje nga shteti shqiptar.